Një 23-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, i dyshuar për përndjekje ndaj një vajze të mitur, 14 vjeçe.
Sipas njoftimit nga policia, i riu është kapur gjatë një operacioni të zhvilluar në momentin e ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin R. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.