Vetëvendosja kryeson në zgjedhjet në Kosovë por humbet mbështetje

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.02.2025, 16:42

Zyrtarët zgjedhorë në Kosovë thonë se kanë numëruar të gjitha 2533 kutitë e zgjedhjeve të djeshme dhe se Lëvizja Vetëvendosje në pushtet kryeson deri tani me 41.14% të votës.

E dyta renditet Paria Demokratike e Kosovës me 22.42% me 177890 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.66%, me 140100 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë marrë 7.48%, me konkretisht 59356 vota sipas KQZ, ndërsa më pas renditet partia e minoritetit serb SRPSKA LISTA me 3.84 % ose 30495 vota.

Komunitetet pakicë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës, dhjetë prej tyre të garantuara për komunitetin serb.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1,970,944 qytetarë, ndërsa kanë votuar 799,954 prej tyre.

Shifrat e deritashme tregojnë për rënie të mbështetjes për Lëvizja Vetëvendosje, me rreth 65 mijë vota më pak në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

PDK-ja është rritur për rreth 16 mijë vota, ndërsa ashtu si dhe LDK me rreth 18 mijë vota.

Ekspertët vendas thonë se bazuar në këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje ndonëse është fituese, nuk do të mund të qeverisë e vetme sikurse në mandatin e kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit