Presidenti i Rumanisë jep dorëheqjen, dorëzohet ndaj mocionit të opozitës së djathtë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.02.2025, 16:20

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ka njoftuar sot dorëheqjen mes presionit të grupeve opozitare që kërkojnë paditjen dhe largimin e tij.

“Me qëllim që t’i kursej Rumanisë dhe qytetarëve rumunë një tjetër krizë nga ky zhvillim i kotë negativ, po dorëhiqem nga posti i presidentit të Rumanisë”, tha Iohannis në një fjalim televiziv duke njoftuar se largohet nga zyra nesër.

Lëvizja vjen pasi opozita ka depozituar mocionin parlamentar të padisë së shkarkimit.

65 vjeçari Iohannis insistonte se lëvizja e opozitës ishte e kotë: "Është një lëvizje e kotë sepse pas disa muajsh do të largohesha nga zyra. Unë nuk e kam shkelur kushtetutën, kjo është një lëvizje dëmtuese”, pretendonte ai.

Në dhjetor gjykata kushtetuese rumune anuloi papritur fazën finale të zgjedhjeve presidenciale të caktuar më 8 dhjetor.

Raundi parë ishte fituar nga kreu i djathtë Calin Georgescu por zyrtarët ngritën e akuzën e ‘ndërhyrjeve ruse’ dhe Gjykata Kushtetuese anuloi vijimin e tyre.

Tashmë dy raunde të zgjedhjeve do të zhvillohen në 4 dhe 18 maj.

Mandati i Iohannis ka skaduar në 21 dhjetor, por pritej të qëndronte në post deri në zgjedhjen e pasuesit, shkruan rrjeti turk Anadolu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit