Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, është firmosur masa e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, është vendosur masa e “arrestit në shtëpi”.
Megjithatë, ekzekutimi i masave të sigurisë nuk është kryer ende, pasi mësohet se Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit prej dy ditësh, konkretisht në Romë.
Në dhjetor, Prokuroria e Posaçme kishte sekuestruar telefonin e saj dhe kishte kryer kontrolle në ambientet e qendrës “Harabel” dhe “Nan Gallery”, të cilat ajo ka themeluar.
Po ashtu, masa sigurie janë caktuar edhe për Gentian Sulën, Meriman Palushin, Fatmir Bektashin, Sokol Kryeziun dhe Shkëlqim Fushën.