Policia e Dibrës ka arrestuar një 30-vjeçar, i dyshuar për tentativën e marrjes me forcë të një vajze të mitur.
Shërbimi i Komisariatit të Policisë Dibër ka marrë informacionin se në fshatin Lunar, në njësinë administrative Selishtë, një person po ushtronte dhunë ndaj një 15-vjeçareje. Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasin G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar. Ai dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë vajzën në rrugë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.