Mediat ruse krahasojnë Amerikën e Trump me fazat e fundit të BRSS: Shembje e pashmangshme

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.02.2025, 15:09

Komentatorë të njohur të Kremlinit kanë thënë së fundmi se veprimet e presidentit amerikan Donald Trump janë të ngjashme me ato të Bashkimit Sovjetik pak para shpërbëries së tij në 1990.

Regjizori rus Karen Shakhnazarov, mbështetës i luftës së Putin në Ukrainë, tha në rrjetin Russia 1 se mirëpriste deklaratat gjeopolitike të Trump pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, pasi ato dobësonin SHBA, si kundërshtare kryesore e Moskës.

Shakhnazarov nxiti të qeshura mes të ftuarve dhe prezantuesit Vladimir Solovyov teksa gjithashtu kujtonte se më parë kishte punuar në një spital psikiatrik.

Ai kujtonte sesi pacientët ishin në dukje normalë, por në fakt i krahasonte me Trump dhe deklaratën e tij për largimin e popullit palestinez nga Gaza ‘për ta rindërtuar atë’.

Duke iu referuar dhe zhvendosjes së hebrenjve para dhe gjatë Luftës II Botërore, ai tha se Trump po thellonte politikën e "perestroika" dhe të "glasnost," që në rusisht përkthehen "rindërtim" e "transparencë", që u bënë refreni i viteve të fundit të Bashkimi Sovjetik dhe liderit të tij Mikhail Gorbachov.

Shakhnazarov shtoi se kjo ishte diçka e mirë pasi lidershipi aktual të udhëhiqte shkatërrimin e SHBA dhe dominimit të saj, shkruan rrjeti MiamiHerald.

"Jam totalisht në favor që asaj që ai po bën pasi kjo dobëson kundërshtarin tonë kryesor. Trump po thellon perestroikën (...) dhe kjo rrjedhimisht sjell shkatërrimin e sistemit amerikan", shtoi Shakhnazarov.

Të dielën Trump tha se kishte kontaktuar me Putin por kjo nuk është konfirmuar nga Kremlini.

Karen Shakhnazarov, mbështetës i luftës së Putin në Ukrainë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit