Apeli i Përgjithshëm ka refuzuar për herë të dytë kërkesën e Mario Përlleshit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani, duke përdorur thikë.
Përlleshit, nëpërmjet avokatit të tij, i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës nga arresti në burg në arrest shtëpie.
Gjykata ka shqyrtuar kërkesën në lidhje me masën e sigurimit "arrest në burg", ku përfaqësuesi ligjor i të miturit kërkoi zëvendësimin e saj. Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, me vendimin nr...., datë 23.01.2025, ka vendosur të refuzojë kërkesën dhe të vazhdojë aplikimin e masës "arrest në burg" për të miturin.