Rreth dymbëdhjetë njerëz përfshi dhe fëmijë, janë kapur duke kryer rrugëtimin e rrezikshëm nga SHBA drejt Kanadasë në një kohë kur temperaturat arrijnë deri në -30 C.
Policia e provincës së Alberta interceptoi kësaj jave dy grupe emigrantësh që tentonin të hynin ilegalisht në Kanada të papajisur për të ftohtin ekstrem të sezonit.
Komisionerja e policisë Lisa Moreland tha për gazetarët se nëntë njerëz nga Venezuela u gjetën duke ecur mes dëborës duke tërhequr valixhet e tyre. Ndërsa një grup i dytë me gjashtë të rritur nga Jordania, Sudani, Çadi e Mauritus u gjetën në një pyll pranë kufirit të Manitoba drejt Kanadasë.
Zyrtarët thanë se kishin përdorur kamera termale për zbulimin e ilegalëve, asnjë prej të cilëve nuk ishin të pajisur për kushtet e ftohta të motit.
Moreland shtoi se shumë refugjatë kanë humbur jetën në këtë situatë “të dëshpëruar”, siç gjeti vdekjen familja Patel, çifti indian që vdiqën bashkë me djalin e tyre 11-vjeçar duke tentuar kalimin e kufirit në 2022.
Duke ashpërsuar realitetin vrasës në kufirin verior të SHBA, një trafikant u ekstradua nga Kanadaja javës që shkoi për vdekjen e një gruaje meksikane që tentonte kalimin e kufirit.
33-vjeçarja Ana Vasquez-Flores u mbyt në lumin e New York në dhjetor 2023 duke tentuar të arrinte në Kanada.
Donald Trump ka rikthyer fokusin në kufirin mes SHBA e Kanadasë, duke thënë se është burimi i sasive të mëdha të drogave dhe emigrantëve ilegalë, por nuk ka dhënë prova për këtë, shkruan the Guardian.
Qeveria e Kanadasë nga ana e saj është zotuar të shpenzojë 1 miliardë dollarë në përforcimin e kufirit me patrulla, dronë e helikopterë.
Në 2022, rreth 40,000 njerëz llogaritet se hynë në Kanada nga kalimi ilegal Roxham Road, në veri të shtetit New York.
Pas ardhjes në pushtet të Trump një masë refugjatësh po përdorin SHBA si urë kalimi drejt Kanadasë prej ashpërsimit të rregullave të azilit.
Refugjatet janë kapur duke kryer rrugëtimin e rrezikshëm nga SHBA drejt Kanadasë në një kohë kur temperaturat arrijnë deri në -30 C.