Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar pas një kërkese të SPAK ndërsa GJKKO ka firmosur masën e sigurimit “arrest me burg” ndaj tij.
Po ashtu, ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, është firmosur masa e sigurisë "arrest shtëpie".
Veliaj është arrestuar në ambientet e Bashkisë Tiranë dhe aktualisht është duke u transferuar në ambientet e bllokut të sigurisë "Mine Peza"
Kallëzimi për hapjen e hetimeve ndaj Veliajt ka ardhur nga një person i quajtur Nesti Angoni,. SPAK ka nisur hetime për korrupsionin pasiv dhe pasurinë e kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.
Në dhjetor 2024, Veliaj ka dëshmuar para agjentëve të BKH-së si person që kishte lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që u nis një hetim pasuror për të dhe të afërmit e tij. Po në të njëjtën periudhë, më 6 dhjetor 2024, SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Një tjetër hap ka qenë kryerja e kontrolleve në studion "Harabel", në ish-Bllok, ku u sekuestruan dokumente të lidhura me hetimet e pasurisë së Veliajt dhe të familjarëve të tij.