Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Arrestimi është kryer me urdhër të SPAK në ambientet e Bashkisë Tiranë, ndërsa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie".