“One stop shop” me Kosovën pritet të fillojë nga marsi, sipas Nikollovskit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.02.2025, 13:46

Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, ka deklaruar se nga 1 marsi 2025 pritet të nisë funksionimi i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë. Këtë nismë e konfirmoi gjatë një interviste. Nikollovski theksoi se është duke u bërë harmonizimi i softuerit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës, gjë që do të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat doganore mes dy vendeve.

“Të gjithë bashkë vlerësojmë se diku, ndoshta më 1 mars. Këtë vit? Po, këtë vit. Këtë vit sigurisht do të funksionojë ‘One Stop Shop’ në ‘Bllacë’ dhe në ‘Jazhincë’, edhe për atje jemi gati. Ndërhyrje të caktuara infrastrukturore do të duhet të bëhen, por ato janë minimale. Kjo duhet të funksionojë,” – tha Nikollovski.

Ky sistem i ri synon të shkurtojë kohën e pritjes, të thjeshtojë procedurat e kontrollit dhe të rrisë efikasitetin e kalimit kufitar, duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset që operojnë mes dy vendeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit