Gjobat e policisë ‘mbijnë nga dheu’, kthehen në makth për shoferët në Tiranë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.02.2025, 13:17

Një raportim i trishtë i ardhur në redaksinë e JOQ tregon risjell makthin e gjobave të shoferëve në Tiranë që shpesh bëhet në mënyrë të paligjshme nga zyrtarët që shfrytëzojnë çdo mundësi për vjelë para.

Qytetari në fjalë denoncon rastet e pandaluara të gjobitjes madje dhe kur ai as nuk ishte në dijeni të gjobës së vendosur nga policët.

Shoferët dëshmojnë se mundohen të jenë korrekt me rregullat e qarkullimit dhe me penalizimet, por rastet e gjobave fantazëm dhe njoftimet vetëm për kamat-vonesat e pagesës, shtojnë zemërimin ndaj këtyre praktikave abuzive.

Ata bëjnë thirrje për transparencë dhe ndalim të praktikave e ‘gjuetisë’ së makinave të qytetarëve për gjoba, çka nuk ka shumë ndryshim me vjedhjen.

Denoncimi qytetarit:

Pershendetje joq, jeni te vetmit qe i nxirrni fjalen e drejte te qytetarve, po na mbysin ne gjoba pa vetdije`. Edhe po ta kem bere kete gabim sipas policise se shtetit, tme lajmeroj se nuk kam qene ne djeni fare per keto gjoba, me ndaluan ne rruge ke 5 gjoba me thane. Ok i kam marr kam ber gabim po pse nuk lajmerojn nuk e kuptoj perse duhet te paguaj kamat-vonese kot. Do paguaj gjobat qe kam, ai polici qe me ndaloi me tha o djal ke 5 gjoba pa paguar, vallaj skam qene ne djeni fare po keto gjoba se i paguj gjithmon bej gabimin e paguaj, po tme lajmerojn, kjo gjoba e fundit eshte ne ecje pa asgje lajmërim. Duhet qe policia shtetit te lajmeroj me pa gabim tme ndaloj jo un te iki ne rrugen time tme vij gjoba mas nje jave me kamat vonese ose mos ta di fare ...”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit