Krimineli shqiptar shmang deportimin nga Anglia prej ‘alergjisë’ së të birit 10-vjeçar

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.02.2025, 12:28

Një gjykatë në Angli ka vendosur se deportimi është masë “tepër e ashpër” për një trafikant shqiptar drogash, pjesërisht prej alergjisë së të birit 10-vjeçar nga produkte të huaja mishi.

39 vjeçari Klevis Disha kishte ardhur në Britani kur ishte minoren, duke dhënë asokohe të emër të rreme e duke pretenduar se ishte nga ish-Jugosllavia gjatë luftës së Kosovës.

Ai kishte marrë nënshtetësinë angleze por e humbi atë në vitin 2021 pasi kreu dy vjet burg kur u kap me 300,000 paundë që besohet se ishin fitime ilegale krimi.

Dishës iu hoq nënshtetësia pas vlerësimit se e kishte fituar atë me anë të gënjeshtrës.

Por gjykata e emigracionit vendosi dje se dëbimi nga vendi është “tepër i ashpër”, pjesërisht prej ndjeshmërive ndaj ushqimi të të birit, si dhe prej problemeve të tij të sjelljes e vështirësive të komunikimit.

Në dokumentet gjyqësore listohet se djali i njohur vetëm si “C”, mes të tjerave ka alergji nga “mishi i pulës që shërbehet jashtë vendit”.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme komentonte më herët për çështjen: “Të huajt që kryejnë krime nuk duhet të dyshojnë se ne do të punojmë për të pastruar rrugët e Britanisë dhe do t’i largojmë në mundësinë më të parë”.

Ndërsa përfaqësuesi opozitar Chris Philp tha për mediat: “Ky rast tregon haptazi sesi sistemi i emigracionit shfrytëzohet nga azilantë e kriminelë të huaj që abuzojnë ligjet e të drejtave të njeriut për të qëndruar në Britani”.

Mijëra emigrantë punojnë ilegalisht në bare, lavazhe e restorante në Britani.

Qeveria laburistë thotë se ka arrestuar 3,930 prej tyre që prej ardhjes në pushtet në 31 janar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit