Në imazhe të rënda krahasuese para dhe pas burgosjes nga Izraeli, një mësues nga Gaza tregon për torturat e ushtarëve dhe keqyshqyerjen ekstreme gjatë kohës së burgosjes.
Ibrahim Mohammad Al-Shawish ishte një 183 të burgosur të liruar të shtunën nga Izraeli si pjesë e marrëveshjes për ndalimin e ofensivës shkatërrimtare ndaj Palestinës.
Ai ishte ndaluar nga ushtria më 10 dhjetor 2023, rreth dy muaj pas nisjes së ofensivës shkatërrimtare në Gaza më 7 tetor.
Në pamjet shokuese të Ibrahimit para dhe pas ndalimit, tregohet masa e madhe e peshës së humbur gjatë kohës së burgosjes.
Teksa në pamjen e parë shihet fytyra e tij e mbushur dhe e shëndetshme, tashmë ajo ka një pamje prej skeleti.
Duke folur nga spitali, palestinezi tha se ishte arrestuar në një qendër refugjatësh në veri të Gazës dhe ishte mbajtur fillimisht në kazermat ushtarake.
“Në kazerma na kryenin disa forma torture, të papërshkrueshme. Për 45 ditë më mbajtën sytë mbyllur, të lidhur e gjunjëzuar”, thotë ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale X.
Ibrahim, nga Beit Hanoun në veri të Gaza, u dërgua më pas në burgun Al-Naqab Prison në Izrael ku thotë se u torturuan me shok elektrik dhe kërcënuar me qen.
Zyrtari palestinez Abdullah al-Zaghari, tha se shtatë të burgosur të tjerë të liruar të shtunën ishin në gjendje po aq të rëndë sa Ibrahim. Zhvillimi vjen pas ofensivës brutale të Izraelit në Gaza ku më shumë se 47 000 palestinezë janë vrarë dhe qytete të tëra palestineze janë rrafshuar nga ushtria me bulldozerë e eksplozivë.
Izraeli është përballur me disa padi për gjenocid e krime kundër njerëzimit për veprimet në Gaza por Gjykata ndërkombëtare ka dhënë vetëm ‘vendime këshilluese’.
Ofensiva brutale eIzraelit në Gaza ka vrare më shumë se 47 000 palestinezë dhe qytete të tëra janë rrafshuar nga ushtria me bulldozerë e eksplozivë.