Një sherr mes disa vajzave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në "Magic Club", Tiranë.
JOQ ALBANIA ka mësuar se rreth orës, 03:40dy vajza me iniciale V.B dhe O.B duke qenë në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht një vajzë me iniciale S.B.
Sherri ka nisur që në ambientet e brendshme të klubit, rreth orës 02:30 ku dy vajzat për shkak të sjelljeve të tyre të pahijshme dhe debatit që kanë patur me një grup vajzash e djemsh, janë nxjerrë jashtë. Por edhe në ambientet e jashtme ato nuk janë ndalur dhe kanë sulmuar fizikisht shtetasen S.B, e cila thotë se nuk i njeh dhe nuk ka asnjë lidhje me to.
S.B ka treguar për JOQ ALBANIA se vajzave u ka thënë vetëm "Ikni mos e degradoni situatën më tepër", por kjo nuk është pritur mirë prej tyre. Në këtë moment, ajo thotë se vajza me quajtur O.B e ka kapur me forcë nga duart dhe gishtat, ndërsa vajza tjetër V.B e ka goditur me grusht në fytyrë.
Për këtë ngjarje vajzat kanë përfunduar në polici ku janë mbajtur 5 orë, si viktima e sulmuar shtetasja S.B ashtu edhe dy autoret e sulmit. Vajza e dëmtuar nga ky sulm do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore pasi ka shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe trup.
Ajo e konsideron të turpshme faktin që dy vajza, në moshë madhore, nuk kontrollojnë dot veprimet e tyre pas konsumimit të tepërt të akoolit dhe sulmojnë pa arsye personat e tjerë. Ajo thotë se vajzat i kanë shkaktuar jo vetëm dhunë fizike, por edhe psikologjike pasi ka përjetuar një sulm të panevojshmë dhe të paarsyeshëm.
Vajza u kërkon dy autoreve të sulmit që të mbajnë përgjegjësi për veprimet denigruese dhe të pafalshme që kanë kryer ndaj saj pa asnjë lloj motivi.
Dëshmia e vajzës:
Pershendetje, po ju shkruaj per nje ngjarje naten e mbremshme ku jam dhunuar fizikisht nga dy vajza qe nuk i njoh me emrin V.B i dhe O.B. Ngjarja ndodhi tek Magic4 dha vajzat ne fjale ishin ne gjendje te “dehur”. Kam lajmeruar komisarjatin numer dy dhe aty me eshte ber shkelja me e rend ku policia e shtetit me ka mbajtur 5 or brenda, po aq sa u mbajt pala e cila kryu kete veper penale. Ju lutem postojeni pasi dua te gjej personat qe me shkaktuan kete dhune psikologjike dhe fizike
Vajzat ishin brenda ne Magic dhe paten konflikt me disa vajza dhe djem te tjer per kete arsye u nxorren nga clubi. Kjo ndodhi rreth ores 02:20, ne oren 3:40 une dal nga clubi bashk me shoqet e mia dhe shohim vajzat jasht duke bertitur. Po kaloja pa patur kontakt, dhe me afrohen dhe ju them shume e qet qe ikni mos u merzisni per kaq gje dhe te degradoni situaten ne ate moment vajza me emrin O.B me sulmon duke me kapur gishtat dhe duke mi kthyer mbrapsht dhe ulet per te me kap nga kembet. Vajza tjeter e quajtur V.B me sulmon me grusht ne fytyre.
Nuk patem asnje debat apo kontakt te meparshem. U sulmova pa asnje arsye. Pasi ju doli pija u kujtuan qe nuk e kishin me mua por besoj qe nje person maxhoren dhe pse ne gjendje te “dehur” duhet te mbaje pergjegjesi per veprimet e saj denigruese dhe te pa falshme kundrejt nje vajze tejeter qe nuk kishin asnje lloj kontakti apo shqetesimi nga ana ime. Prandaj ju drejtova shtetit qe te merret nje mase por ato u mbajten po aq sa dhe une ne komisarjat dhe pse une isha pala e demtuar pa arsye. E vetmja gje qe arrita te marr eshte emri dhe mbiemri i tyre dhe dua ta di kush jane keto vajza kaq te ulta qe me ben te perjetoja nje tmerr dhe pse per shumicen mund te duket dicka e vogel, ama per mua eshte gjeja me e rend qe me ka ndodhur