Denoncoi abuzimet në Elbasan, këshilltari bashkiak kërcënohet me jetë nga kolegët “e fuqishëm”

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 10.02.2025, 11:18

Në një denoncim të guximshëm në redaksinë e JOQ, një anëtar i këshillit bashkiak të Elbasanit tregon për kërcënimet me jetë nga kolegë të këshillit me lidhje më të forta me drejtuesit dhe kreun e bashkisë, pas konstatimit të shkeljeve e abuzimeve.

Këshilltari Erion Murataj pas ankesave në të gjitha agjencitë përgjegjëse, shkruan për JOQ se kërcënimet e të afërmve të kreut të bashkisë kanë ardhur prej raportimeve të tij për shkelje në kontratat e bashkisë me kompainë Kurum dhe për hetimin e vdekjes së një punonjësi të bashkisë gjatë detyrës me mirëmbajtjen e shërbimeve publike.

Murataj tregon me fakte dhe me emra kanosjet me jetë në rrjetet sociale nga të afërmit e kreut të bashkisë për arsye të detyrës, teksa shton se beson te e drejta dhe te drejtësia shqiptare.

Në imazhet elektronike të denoncimeve të tij ai detajon lidhjet e sakta familjare të kërcënuesve të tij me kreun e bashkisë dhe arsyet që mund të kenë shtyrë zyrtarët në këto sjellje mafioze.

Këshilltari i kërcënuar bashkiak dërgon një foto të drejtorit Indrit Abdiaj nga i cili thotë se vjen fushata e kërcënimeve me jetë, i cili është bashkëshorti i kushërires se kreut të bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Ai shton se deri tani nuk ka marrë përgjigje konkrete për denoncimin e tij nga disa agjenci të krimit e anti-korrupsioni por me besim te drejtësia këshilltari kërkon trajtim të drejtë dhe publikim të kërcënuesve për të shmangur që abuzime të tilla me pushtetin të vijojnë në organet shtetërore shqiptare.

Denoncimi:

Une qe ju shkruaj jam Erion Murataj anëtar i këshillit bashkiak Elbasan. Për shkak të denoncimeve që kam bër ndaj kreut të bashkisë dhe familjarëve të tij që mbajnë funksione publike, të cilët kanë qen në nën hetim si penal nga prokuroria, si administrativ nga këshilli bashkiak jam kanosur nga këta të fundit disa herë .

Pasi kam gjetur vesh të shurdhër nga organet ligj zbatuese mbrëmjen e kaluar i jam drejtuar me email spak , bkh dhe prokurorise se rrethit elbasan e cila nga 4 kallezime një e ka pushuar nderkohë që për tre të tjerë kam zero info. Me email eshte njoftuar një mbledhje jashte rradhe per nje projekt i cili lidhet me personat e kallezuar nga ana ime . Drejtori Indrit Abdiaj eshte bashkeshorti i kusherires se kreut të bashkisë Elbasan Gledian Llatja. Njëkohesisht dhe kreu i partisë së gjelber per shqiperine dyshohet se e financon po kreu bashkisë Elbasan. Aktualisht Indrit Abdiaj eshte drejtor ne një nga drejtorite e ferroktomit ndersa njeri nga nipërit e tij ne ASHPR Elbasan.”

Drejtori Indrit Abdiaj, bashkeshorti i kusherires se kreut të bashkisë Gledian Llatja

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit