Po shkonte në punë, “Audi” përplas për vdekje 65-vjeçaren në Lushnje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2025, 07:58

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Lushnjë-Fiershegan, pranë fshatit Barbullinjë.

Një 65-vjeçare me iniciale H.T është përplasur për vdekje nga një mjet tip “Audi”, me targa AB257SM, rreth orës 05:30.

Aksidenti me motiv të dyshuar shpejtësinë e lartë ka ndodhur në momentin kur 65-vjeçarja po kalonte rrugën për të shkuar në punë.

Drejtuesi i mjetit është vetë dorëzuar në komisariatin e Lushnjes ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit