Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë pas daljes së rezultateve paraprake.
Kurti deklaroi se Vetëvendosja është fituese e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se do të vazhdojë mandatin e tretë duke bërë koalicion me “Guxo” dhe “Alternativa”
Sipas tij, edhe nëse partitë që janë të dytët dhe të tretët të bëhen bashkë nuk mund të krijojnë koalicion qeverisës.
“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave, falënderoj Policinë dhe organet e rendit në përgjithësi. Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3. Do t’i vazhdojë punët…Populli fitoi, fitoi Vetëvendosje. Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme. Të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët e të tretët po të mblidhen bashkë, nuk bëjnë sa ne”, deklaroi Kurti.
Kujtojmë këtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka raportuar se janë numëruar 50.89% e votave.
Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.50% të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 29.80% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë deri tani 16.29%. Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban vendin e katërt me 7.92% të votave.
Faqja zyrtare e KQZ ka patur probleme dhe përditësimi i fundit i rezultatit të numërimit të votave është që prej orës 21:30.