Sot në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, dhe procesi i numërimit të votave është në zhvillim e sipër.
Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka raportuar se janë numëruar 50.89% e votave. Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.50% të votave, duke mbajtur vendin e parë në preferencat e votuesve.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 29.80% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë deri tani 16.29%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban vendin e katërt me 7.92% të votave.
Procesi i numërimit të votave pritet të vazhdojë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë balancën politike në vend për mandatin e ardhshëm parlamentar. Vëmendja mbetet te deklaratat e partive politike dhe reagimet pas rezultateve paraprake.