“Persona të papërgjegjshëm kalojnë me makinë mbi urën vetëm për këmbësorë, rrezikohen banorët”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.02.2025, 21:47

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një papërgjegjshmëri të rrezikshme që ndodh çdo ditë në urën e ndërtuar rishtazi mbi lumin e Tiranës në rrugën Dishnica, që lidh Tiranën me Paskuqanin.

Sipas qytetarit, kjo urë është projektuar vetëm për këmbësorë, por disa persona të papërgjegjshëm kalojnë me automjete të tipit Smart dhe Dum Dum, duke rrezikuar shembjen e saj dhe sigurinë e banorëve.

Fotot e dërguara nga qytetari tregojnë gjurmë të qarta të gomave mbi sipërfaqen e drurit të urës, që përkojnë me denoncimin e tij.

JOQ Albania fton autoritetet përkatëse që të reagojnë urgjentisht për të garantuar sigurinë e kësaj ure dhe banorëve që kalojnë çdo ditë aty.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

“Përshëndetje JOQ! Dëshiroj të bëj një denoncim tek ju sepse kjo urë është ndërtuar para disa muajsh vetëm për këmbësorë. Mirëpo, disa persona të papërgjegjshëm kalojnë çdo ditë me automjete të tipit Smart ose Dum Dum, duke rrezikuar shembjen e saj. Kjo urë ndodhet në rrugën Dishnica, mbi lumin e Tiranës, dhe lidh Tiranën me Paskuqanin. Situata është shumë shqetësuese pasi aty kalojnë çdo ditë gra, fëmijë dhe banorët e zonës. Ne kemi bërë ankesa pranë Bashkisë për të vendosur një shufër metalike në hyrjet e urës, me qëllim që të bllokojë kalimin e mjeteve, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Ju lutem publikojeni denoncimin sepse kemi besim që përmes jush do të na ndihmoni për një zgjidhje. Faleminderit.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit