Të shtëna me armë në Lezhë, qëllohet ndaj automjetit ku ndodhej një 33-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.02.2025, 21:14

Një konflikt i çastit midis dy të rinjve në Lezhë për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi.

Raportohet se 32-vjeçari Danjel Nikolli ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti ku ndodhej 33-vjeçari E.T pasditen e sotme.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Salla Operative e Drejtorisë vendore të Policisë Lezhë, mori njoftim se në fshatin Shënkoll, Lezhë, po ndodhte një konflikt mes dy personave.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtetasin D. N., 32 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E,T për ta vrarë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit dhe dy gëzhoja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit