Prindi nga Lezha denoncon: Bleva bukë tosti për fëmijët te Big Market, ishte e mykur!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.02.2025, 20:46

Një prind nga Lezha ka bërë një denoncim ndaj Big Market në redaksinë e JOQ Albania, pasi gjatë një blerjeje për bukë tosti për fëmijët, ka hasur në një produkt të mykur.

Ai ka dërguar edhe foto që tregojnë gjendjen e bukës së blerë, së bashku me kuponin tatimor.

"Shikoni me çfarë ushqejmë fëmijët. E kam blerë në Big Market Lisus Lezhë," shkruan ai.

Nuk është hera e parë që në redaksinë e JOQ Albania mbërrijnë denoncime për produkte me cilësi të dyshimtë në këtë rrjet marketesh, duke ngritur shqetësimin e konsumatorëve për standardet e ushqimeve të ofruara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit