Mbyllen të gjitha vendvotimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2025, 19:53

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot, më 9 shkurt 2025 iu kanë drejtuar kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar.

1 milion e 970 mijë e 944 votues kanë të drejtë vote – nga këta 125 mijë janë të rinj.

Në garë janë 28 subjekte politike. Kandidatë për kryeministër janë katër, ndërsa 1280 persona kandidojnë për deputetë.

Në këtë zgjedhje, me ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Zgjedhje mund të votohen deri në 10 kandidatë për deputetë.

Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 07:00 të mëngjesit deri 19:00 në mbrëmje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit