Exit Poll-i i Baton Haxhiut: Kaq ulëse merr në Kuvend secila parti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2025, 19:49

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot shfrytëzuan të drejtën e votës, për zgjedhur Qeverinë e re.

Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00.

Sipas Exit-pollit të realizuar nga gazetari Baton Haxhiu për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, këto janë rezultatet: LVV 36.99%, PDK 22.77 %, LDK 19.43 %, AAK-Nisma 7.85%, Koalicioni për Familjen – nuk e kalon pragun 1.88%.

Sipas të dhënave të publikuara nga ky Exit Poll i bie që LVV, merr 42 ulëse në Kuvend, PDK 26 ulëse, LDK 23 ulëse, AAK-Nisma 9 ulëse dhe të tjerat 20 ulëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit