Preu penisin e bashkëshortit, arsyeja do t’ju tronditë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.02.2025, 17:42

Një grua në Brazil u arrestua pasi dyshohet se preu penisin e bashkëshortit të saj, pasi ai nuk arriti të mbante ereksionin gjatë marrëdhënies seksuale.

Ngjarja ndodhi në Cacoal, ku çifti kishte kaluar pasditen duke konsumuar alkool. E irrituar nga situata, gruaja shkoi në kuzhinë, mori një thikë dhe e sulmoi burrin. Ai arriti të largohej me vrap, duke u ndjekur nga ajo nëpër lagje, derisa ndërhynë autoritetet. Fatmirësisht, organi i tij nuk ishte amputuar plotësisht dhe ai mori ndihmë mjekësore në spital, ndërsa gruaja u arrestua dhe po mbahet në paraburgim.

Ky nuk është rasti i parë i një sulmi të tillë në Brazil. Në maj të vitit të kaluar, Daine dos Santos u dënua me katër vjet e tetë muaj burg, pasi preu penisin e bashkëshortit të saj dhe e hodhi në tualet.

Ajo u hakmor, sepse e kapi duke kryer marrëdhënie me mbesën e saj 15-vjeçare. Gjatë aktit seksual, i lidhi duart pas shtratit dhe me një brisk i preu organin.

Pas aktit, Dos Santos dërgoi një foto të organit të prerë në grupin familjar në "WhatsApp", duke befasuar të afërmit, dhe më pas e hodhi në tualet. Burri i saj, Gilberto de Oliveira, i kërkoi falje në gjykatë dhe madje tha se e meritonte ndëshkimin për tradhtinë me mbesën e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit