Ndodh në Malishevë, 26 anëtarët e një familjeje shkojnë së bashku të votojnë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2025, 17:28

Një situatë e rrallë ka ndodhur në Malishevë gjatë procesit të votimit.

26 anëtarë të një familje kanë shkuar të votojnë së bashku në njërën prej qendrave të votimit në Malishevë.

“Jemi nga Malisheva, jemi 26 anëtarë në familje”, thotë njëri prej anëtarëve.

“Po votova, ishalla e bën me shnet ai që e kam qit”, tha i moshuari, i cili mbante një plis mbi kokë.

Veç anëtarëve me të drejtë vote, në qendër votimi ishin edhe më të vegjlit e familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit