Dy vajza, një 19-vjeçare dhe një 17-vjeçare, u arrestuan nga policia e Korçës tre ditë më parë me akuzën e pornografisë me të mitur, pasi dyshohet se përmes një faqeje në “Instagram” kanë publikuar mesazhe shantazhuese dhe materiale me përmbajtje pornografike.
Prokuroria kërkoi arrest shtëpie për të dyja, por gjykata caktoi masa më të buta sigurie: detyrim paraqitjeje për 19-vjeçaren P.M. dhe mbikëqyrje prindërore për 17-vjeçaren E.P.
Hetimet do të vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësinë e vajzave dhe të të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë çështje.