Trump revokon aksesin në informacione inteligjencës për Biden dhe Jake Sullivan

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.02.2025, 16:24

Ish-presidenti Donald Trump ka revokuar certifikatat e sigurisë për Antony Blinken, ish-sekretarin e shtetit, dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin për sigurinë kombëtare.

Vendimi u konfirmua nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të shtunën, një ditë pasi Trump i ndaloi aksesin në informacionet e inteligjencës paraardhësit të tij, Joe Biden.

Përveç tyre, Trump ka revokuar edhe certifikatën e sigurisë për zëvendësprokuroren e përgjithshme, Lisa Monaco. Ajo kishte ndihmuar në koordinimin e reagimit të Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Trumpit, thanë zyrtarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit