Një grup tifozësh kanë denoncuar një situatë të padrejtë para ndeshjes derby, Partizani-Tirana, ku ata dhe shumë të tjerë janë lënë jashtë stadiumit, pavarësisht se kishin biletat e vlefshme.
Sipas denoncimit, shefi i policisë ka dhënë urdhër që asnjë tifoz të mos lejohet të hyjë në stadium në sektorin C, por nuk është sqaruar arsyeja e këtij vendimi.
Tifozët thonë se kanë qëndruar për 30 minuta jashtë hyrjes, duke pritur për të futur në stadium, por as security dhe as policia nuk kanë lejuar asnjë person të hyjë, duke përfshirë edhe ata që kishin blerë biletat online. Ata theksojnë se biletat ishin të vlefshme, pasi i kishin blerë direkt nga biletaria e stadiumit, por megjithatë janë penguar nga autoritetet për të ndjekur ndeshjen.
Në një situatë të tillë, tifozët kërkojnë sqarime dhe përgjigje për këtë vendim të papritur pasi akuzojnë policinë dhe organizatorët për paaftësi në organizimin e ndeshjeve të tilla.
Denoncimi:
Pershendetje Joq, Ja si te lene jashte per derby, pasi policia eshte e paafte te siguroje mbarvajtje nuk lejon tifozet me bileta te futen ne stadium. Ju lutem postojeni se si puna tone ishin dhe shum te tjere jasht, Ka dhene urdher shefi i policise qe te mos lejohet asnje tifoz te futet ne stadium arsyen nuk e dime
Security te hyrja nuk lejohet asnje te hyje na tha pasi ka dhene urdher shefi Te sektori C
Ne ju shkrujtem ju se ske ku te ankohesh ketu. Po biletat te vlefshme jane se ne biletaria i bleme. 30 min para i blevem ne biletaria e stadiumit. Edhe tifoze qe i kishin blere online nuk jane lejuar te futen. Kemi nejt jasht deres per 30 min dhe ka ardh policia na ka larguar