Mesi i ditës, Liqeni i Tiranës plot me njerëz por pa asnjë pikë uji në rubinet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.02.2025, 14:39

Një situatë shqetësuese është raportuar nga qytetarët në Liqenin Artificial të Tiranës ditën e sotme.

Prindërit kanë raportuar se pavarësisht faktit se kjo zonë e Tiranës është mjaft e vizituar, dhe sidomos në njê ditë me diell si kjo e sotmja, në park nuk kishte asnjë pikë uji.

Sipas denoncimeve, shumë fëmijë dhe familje që kaluan kohën në parkun e liqenit u përballën me një realitet të trishtë, rubinete bosh pa një pikë uji.

Ky problem ka shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët, pasi rubineti nuk kishte as ujë për të larë duart, që është nevojaë bazë në një park publik, e jo më për të mbushur ndonjë shishe për t’u freskuar.

Ky denoncim i prindërve hedh dritë mbi një problem të ndjeshëm dhe kërkon përgjigje nga Erion Veliaj për shkakun e kësaj mungese dhe për veprimet që do të merren për të garantuar kushte më të mira për qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.

Denoncimi i qytetarit:

Ora 1 e drekes Liqeni Artificial plot me njerez nuk ka pik uji, vin femijet te mbushin uj dhe uj ska!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit