Devollët heqin sinjalin e Top Channel në Kosovë! S’duan që qytetarët të shohin Albin Kurtin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.02.2025, 10:31

Një veprim i paprecedentë ka ndodhur në Kosovë mbrëmjen e sotme, ku platforma televizive ArtMotion ka hequr nga transmetimi kanalin televiziv Top Channel, duke penguar shqiptarët e Kosovës që kanë paguar për këtë shërbim që të shohin intervistën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ishte i ftuar në një përballje me Grida Dumën në Top Channel, ku foli mbi mandatin e tij 4-vjeçar dhe ambicien për të udhëhequr vendin për një tjetër mandat. Megjithatë, gjatë kohës së transmetimit, qytetarët që përdorin platformën ArtMotion vunë re se kanali ishte zhvendosur ose hequr tërësisht nga lista e kanaleve.

Lajmin e bëri publik aktivisti i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i cili e cilësoi këtë si një ndërhyrje të papranueshme në të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.

“Deri këtu ka mbërritur puna! Ky është një akt i pastër i mbivendosjes së oligarkisë mbi të drejtën e qytetarëve që kanë paguar për këtë shërbim. Ky është oligarku që do të bëjë ligjin mbi shtetin, mbi Republikën!” – shkroi Manxhuka në rrjetet sociale.

ArtMotion është një ndër kompanitë kryesore të shpërndarjes së kanaleve televizive në Kosovë dhe menaxhohet nga vëllezërit Shkëlqim dhe Blerim Devolli, të cilët prej kohësh janë në konflikt të hapur me Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit