MPB: 91 vjeçarja nga Shkupi ka rënë pre e mashtrimit, i janë marrë 300 mijë denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2025, 09:40

Më 07.02.2025, në orën 15:00, në SPB Shkup, një grua 91-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 300.000 denarësh.

Sipas raportimit, personi e ka kontaktuar atë me telefon, është prezantuar si punonjës policie dhe i ka thënë se nipi i saj dhe bashkëshortja e tij kishin shkaktuar një aksident automobilistik, duke goditur një fëmijë, dhe se nëse nuk dëshironte që ata të përfundonin në burg, duhej të paguante një shumë parash.

Siç është raportuar, e moshuara i ka lënë paratë në vendin e caktuar, por më pas, pasi është kontaktuar me të renë e saj, ka kuptuar se ishte mashtruar.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit