Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë rrethrrotullimit të rrugës së Portit në Durrës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me betonin e tabelën e madhe orientuese të portit.
Në vendngjarje janë gjetur dy persona të gjakosur dhe një vajzë e traumatizuar, e cila dridhej pa ndalim nga shokimi që pësoi. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima.
“Sonte pasi po kthehesha nga puna, te rrotonda e rruges se portit ne durres, rastisem ne nje aksident. Nje makine kishte perfunduar duke perqafuar betonin dhe tabelen e madhe te orientimit te portit. Nuk kishte te pajete por ishin dy persona shume te gjakosur dhe nje vajze qe ishte e traumatizuar dhe dridhej pa ndalim”
Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë, por paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe kushtet e rrugës mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.