Çiftet që shpenzojnë më shumë për dasmën dhe unazat e fejesës kanë më shumë gjasa të divorcohen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.02.2025, 23:59

Një studim nga ekonomistët Andrew Francis-Tan dhe Hugo M. Mialon tregon se çiftet që shpenzojnë shumë për dasmat dhe unazat e fejesës kanë më shumë gjasa të divorcohen.

Hulumtimi analizoi mbi 3000 persona të martuar në SHBA dhe doli në përfundimin se: Shpenzimet e larta sjellin më shumë rrezik divorci, ndërsa dasmat modeste lidhen me stabilitet më të madh në martesë.

Ekspertët sugjerojnë që theksi duhet të vendoset te vetë marrëdhënia dhe jo tek aspektet materiale të ceremonisë.

Fundja, një martesë e lumtur nuk varet nga shpenzimet, por nga investimi emocional dhe i ndërsjellë mes çiftit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit