“Boza e shitur në Shqipëri përmban përbërës të ndaluar dhe potencialisht kancerogjen”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.02.2025, 22:59

Një nënë e shqetësuar ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore në tregun shqiptar pas blerjes së një boze.

Ajo shprehet se ka mbetur e tmerruar pasi ka lexuar përbërësit e pijes, të cilët përfshijnë aditivë të ndaluar ndërkombëtarisht dhe të rrezikshëm për shëndetin.

Në denoncimin e saj për JOQ Albania, qytetarja deklaron:

"Si jeni, JOQ? Doja të bëja një pyetje këtyre institucioneve tona që bëjnë sikur flenë gjumë. I kanë parë mirë këto etiketat e këtyre prodhimeve?! E103 është e ndaluar me ligj dhe E211 është kancerogjen. Në Europë është e ndaluar që nga 1977. Në USA në 1988. Nuk është fare i përmendur E103 pasi nuk lejohet, kurse E211 lejohet, por gjithsesi është me efekte kancerogjene. Ja dhe në Itali qenka ndaluar që në 1977. Unë e bleva t'ja jepja fëmijës për të provuar shijen e bozes meqë kemi nostalgji, por u tmerrova kur lexova përbërësit. Është vërtet shqetësuese çfarë ndodh në vendin tonë. Kam dhe nja dy verifikime të tjera me ilaçet por ndoshta jua nis ditët në vazhdim."

E103 (Chrysoine Resorcinol): Një ngjyrues sintetik azo që është ndaluar si aditiv ushqimor në Europë që prej vitit 1977 dhe në SHBA që prej vitit 1988.

E211 (Benzoat Natriumi): Lejohet në disa produkte, por studimet sugjerojnë se mund të shkaktojë inflamacione, stres oksidativ, obezitet, ADHD dhe alergji. Kur përzihet me vitaminën C mund të shndërrohet në benzen, një kimikat potencialisht kancerogjen.

Ky denoncim ngre pikëpyetje të mëdha për kontrollet e sigurisë ushqimore në vend. Autoritetet duhet të reagojnë urgjentisht për të hetuar këtë rast dhe për të garantuar që produktet në treg të jenë të sigurta për konsum, veçanërisht për fëmijët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit