Një qytetar ka dërguar një denoncim në redaksinë e JOQ Albania lidhur me një rast kundravajtjeje që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Ali Demit.
Ai raportoi se një automjet, duke ardhur nga rruga Ali Demi, është futur në kryqëzim majtas në kundravajtje, duke i rrezikuar jetën.
Pamjet e dërguara nga qytetari tregojnë momentin kur automjeti hyn në kundravajtje dhe i pret rrugën një automjeti që po qarkullonte normalisht në unazë. Situata ka krijuar një moment shumë të rrezikshëm, ku mund të kishte ndodhur një aksident i rëndë.
“Pershendetje JOQ! Kjo video është bërë te kryqëzimi i Ali Demit. Desh na bëri copash. Publikoje kundravajtjen në unazë. Erdhi nga Ali Demi dhe u fut majtas në kundravajtje,” u shpreh qytetari në mesazhin e tij dërguar në redaksinë e JOQ Albania.
Raste të tilla të kundravajtjes së rregullave të qarkullimit rrugor rrezikojnë seriozisht sigurinë e qytetarëve. JOQ Albania do të vijojë të pasqyrojë denoncime të ngjashme për të ngritur ndërgjegjësimin mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe ruajtjen e jetëve të pjesëmarrësve në trafik.