Kreu i SOROS në Shqipëri me pagë 31 mijë € në muaj, dalin dhe pagat e drejtuesëve të tjerë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.02.2025, 20:01

Një listë e publikuar së fundmi në media tregon pagat mujore të administratorëve, drejtuesve ekzekutivë, koordinatorëve dhe punonjësve të organizatave të financuara nga USAID dhe Fondacioni Soros në Shqipëri.

Sipas të dhënave, disa nga këto paga variojnë nga 187,000 lekë deri në 3.1 milionë lekë të reja në muaj, ose rreth 31 mijë euro. Fondacioni Soros kryeson me shifrat më të larta, ku drejtori ekzekutiv Andi Dobrushi rezulton të marrë 31 mijë euro në muaj, ose rreth 370 mijë USD në vit.

Kjo publikim vjen në një kohë kur një konflikt i ashpër ka shpërthyer mes administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe USAID-it, mbi mënyrën se si janë përdorur fondet e taksapaguesve amerikanë për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në mbarë botën. Bashkëpunëtorët e Trump e kanë kritikuar ashpër USAID-in, duke e quajtur atë një “organizatë kriminale” dhe “financuese të OJQ-ve të së majtës radikale”.

Më poshtë do të gjeni emrat e drejtuesve të organizatave, pagat përkatëse dhe fotot e tyre, duke vlerësuar se ky informacion përbën interes publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit