‘Casu marzu’, djathi ‘më i rrezikshëm në botë’ që ndalohet të blihet ose të shitet

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 08.02.2025, 17:56

Ishulli italian i Sardenjës rrethohet nga 1,849-kilometra bregdet me rërë të bardhë dhe ujëra të kristaltë.

Banorët e saj njihen për karakterin provincial dhe gjithashtu shumë bukuri që krijojnë në kuzhinat apo tryezat e tyre.

Një prej tyre është ‘casu marzu’, djathi sard i infektuar me krimba , që në vitin 2009, fitoi rekordin Guinness si djathi më i rrezikshëm në botë.

Sipas raportimit ai krijohet me mizat e djathit Piophila casei, që lëshojnë vezët në të çarat e tij, ku zakonisht perdoret varieteja ‘fiore sardo’ me qumesht deleje, kaçkavallli i kripur ‘pecorino’ i ishullit.

Larvat çelin dhe nisin tretjen e proteinave duke e transformuar atë në një djathë të butë e kremoz.

Kur vjen koha e duhur vendasit fusin lugën në pjesën e zbutur të djathit për ta shijuar bashkë me krimbat brenda.

Kjo traditë vendase nuk është për ata me zemër të dobët por nëse e tejkalon përçimin, te marzu gjen vërtet shijen intensive të kullotave mesdhetare dhe djegësirën që qëndron në gojë me orë të tëra, shkruan CNN.

Shumë thonë se ky ushqim është afrodiziak, ndërsa kritikët e quajnë të rrezikshëm prej krimbave që mund të shkaktojnë ‘anarki në zorrë’, edhe pse diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Produkti është ndaluar të shitet jashtë Italisë, edhe pse sardët e hanë prej shekujsh.

“Përfshirja e krimbave është mallkimi dhe bekimi i këtij djathi”, thotë gastronomi vendas Paolo Solinas, duke shtuar se casu marzu, është kultivuar nga pecorino i kripur.

“Barinjtë vendas e konsiderojnë atë si një kënaqësi të veçantë personale edhe pse jo të gjithë mund ta provojnë,” shton Solinas.

Giovanni Fancello, gazetar dhe gastronom nga Sardenja, ka kaluar shumë vite duke studiuar historinë e ushqimit vendas, teksa e gjurmon atë prej kohës së perandorisë romake.

“Latinishtja ka qenë gjuha jonë dhe në dialektin tonë gjejmë gjurmët e kuzhinës së lashtë”, thotë ai.

Ai thote se për babanë e tij, Casu marzu ishte një dhuratë nga Zoti. Djathi prodhohet në fund të qershorit, kur kafshët hyjnë në periudhën e riprodhimit dhe bari është tharë nga nxehtësia e verës.

Casu marzu është regjistruar si produkt tradicional i Sardenjës por është quajtur ilegal nga qeveria qendrore italiane prej insekteve që ka në të.

Ata që shesin ose e blejnë atë përballen me gjoba të rënda por ndoshta tani që edhe Bashkimi Evropian po nxit qytetarët e vet të konsumojnë krimba e insekte, ndoshta do të lirohet dhe rruga për Casu marzu.//CNN//

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit