Po punonte në gurore, humb jetën indiani në Korçë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 08.02.2025, 16:39

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Floq të Korçës, ku një shtetas indian ka humbur jetën pranë gurores së zonës. Sipas informacioneve paraprake, viktima është aksidentuar, duke pësuar lëndime fatale.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Policia ka nisur procedurat e nevojshme dhe pritet që në kuadër të hetimeve të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit