Policia franceze është duke hetuar vrasjet në stil mafioz të një çifti të britanik që ishin vendosur në Aveyron për të kaluar vitet e pensionimit.
Trupi i Andrew Searle, 62 vjeç, ish-hetues mashtrimi financiar, dhe bashkëshortja e tij Dawn, 56 vjeçare drejtuese projektesh, u gjetën të enjten të vrarë në shtëpinë e tyre në fshatin piktoresk Les Pesquiès, në ngjarjen e pashpjeguar që shokoi komunitetin e izoluar.
Mediat vendase shkruanin se Dawn Searle ishte gjetur thuajse e zhveshur me një plagë në kokë, dhe me bizhuteri të shpërndara rreth trupit.
Trupi i saj u gjet nga një fqinj që mendonte se i kishin rënë të fikët, por policia që erdhi në vendngjarje gjeti brenda shtëpisë bashkëshortin Andrew Searle të varur dhe me gojë të mbyllur me leckë.
Dhuna ekstreme dhe simbolikat e përdoruara nga vrasësit bëjnë fjalë për një hakmarrje të shënjestruar dhe zyrtarët besojnë se vrasësit kanë ardhur nga Anglia për të kryer masakrën.
Çifti ishin martuar vetëm në 2023 por kishin secili dy fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme.
Ata ishin vendosur në këtë zonë prej dhjetë vitesh.
Andrew Searle kishte mbyllur karrierën e tij në 2015 si konsulent krimi financiar dhe fliste shpesh për të shijuar jetën rurale në Francë.
Çifti reklamonin shtëpinë e tyre me foto online, si dhe zonën pyjore piktoreske që e rrethonte.
Ende nuk ka të arrestuar për vdekjen e tyre, shkruan The Guardian.
Dhuna ekstreme dhe simbolikat e përdoruara nga vrasësit bëjnë fjalë për një hakmarrje ne stil mafioz