“Lavir*t e Korçës”, dalin fotot e dy vajzave administratore 

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.02.2025, 17:23

Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy vajza të reja, të dyshuara si administratoret e faqes famëkeqe në Instagram, “L*viret e Korçës”, e cila publikonte materiale denigruese dhe bullizuese ndaj adoleshentëve të qytetit.

Sipas hetimeve, vajza me inicialet E.P ishte përgjegjëse për administrimin e aplikacionit anonim “Tellonym”, i cili lidhej me profilin në Instagram, ndërsa administratorja kryesore e faqes rezulton të jetë P.M, e cila menaxhonte postimet dhe përmbajtjet e shpërndara.

Media ka siguruar fotot e dy vajzave të arrestuara, të cilat akuzohen për publikimin e materialeve komprometuese ndaj të miturve.

Ky rrjet bullizues ka ndikuar negativisht në dhjetëra të rinj, ku mbi 100 vajza kanë qenë viktima të sulmeve kibernetike. Në vetëm tre ditët e fundit, janë identifikuar mbi 20 raste të reja. Situata ka marrë përmasa alarmante, pasi disa prej vajzave të ekspozuara kanë tentuar vetëvrasjen për shkak të presionit psikologjik dhe publikimit të materialeve komprometuese.

Hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga një oficere sigurie në një prej gjimnazeve të Korçës, ndërsa Sektori Kundër Krimit Kibernetik u angazhua për të zbuluar personat përgjegjës. Aktualisht, faqja është mbyllur dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së të dyshuarave. Vajzat akuzohen për përhapjen e materialeve me përmbajtje bullizuese dhe pornografike ndaj të miturve, duke u përballur me akuza të rënda ligjore.

Policia ka bërë thirrje për denoncimin e rasteve të ngjashme dhe po punon për të garantuar sigurinë e të rinjve në hapësirën kibernetike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit