Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se 75-vjeçari, i identifikuar me inicialet N.U., akuzohet gjithashtu se ka kërcënuar me një armë sportive një të afërme të vajzës.
Ndërkohë, në një rast tjetër, një 33-vjeçar me inicialet B.H. është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka përndjekur një grua 34-vjeçare.
Të dyja rastet janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.