Një avioni linjave rajonale që u zhduk papritur nga radarët të enjten në Alaskë është gjetur i rrëzuar dhe 10 njerëzit në bord kanë humbur jetën, njoftoi sot Roja Bregdetare e SHBA.
Avioni i tipit Cessna u zhduk pasditen e të enjtes teksa fluturonte nga Unalakleet në kryeqytetin Nome në perëndim të Alaskës, kur humbi vendndodhjen.
Sot roja bregdetare shfaqte foton e rrënojës së mjetit të copëtuar në një terren me dëborë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Zyrtarët thanë se janë njoftuar familjarët e viktimave por nuk publikuan identitetet e tyre.
Tragjedia e pashpjeguar vjen pas dy incidenteve të rënda ajrore brenda një jave në SHBA: përplasja në ajër e 29 janarit e një helikopteri ushtarak me një avion pasagjerësh në Washington, ku 67 njerëz humbën jetën, dhe aksidenti i 31 janarit në Filadelfia ku shtatë njerëz humbën jetën e tyre.