U ndje keq në shkollë, kjo është 12-vjeçarja që humbi jetën në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2025, 13:42

Endi Bardhi është 12-vjeçarja nga Sukthi që ndërroi jetë ditën e djeshme pas një hemorragjie cerebrale.

Ajo u ndie keq gjatë orës së mësimit dhe u dërgua urgjentisht në Spitalin Rajonal të Durrësit me konvulsione, rreth orës 09:30 të mëngjesit. Mjekët zbuluan se ajo kishte pësuar një hemorragji cerebrale, dhe gjendja e saj u përkeqësua shpejt. Pas ekzaminimit me skaner, u konstatua shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore.

12-vjeçarja ndërroi jetë rreth orës 18:30 të së premtes, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar ngjarjen. Autopsia dhe ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japin më shumë informacion mbi shkakun e vdekjes.

Trupi i pajetë i Endi Bardhit do të dërgohet për t'u varrosur në Sukth rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit