Kapen hajdutët serialë të banesave dhe marketeve të Tiranës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 08.02.2025, 13:27

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për një seri të gjatë vjedhjesh në banesa e markete të ndryshme në kryeqytet. Të arrestuarit janë identifikuar si Endri Guzja dhe Olsen Lala, respektivisht 34 e 38 vjeç, të cilëve gjatë kontrolleve i janë sekuestruar 1600 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e paligjshme të tyre.

Zyrtarët thanë se gjithashtu të ndaluarve u janë sekuestruar sende të tjera që mund të lidhen me rastet e grabitjeve.

Ndaj tyre është ngritur akuza për “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Në njoftimin e policisë mes të tjerash thuhej:

Në kuadër të operacionit vihen në pranga 2 shtetas, për vjedhje të banesave dhe të marketeve. Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Shadow Hunt”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : E. G., 34 vjeç, banues në Bulqizë dhe O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë."

Nga hetime e kryera nga blutë e kryeqytetit ka rezultuar se këta shtetas janë autor të vjedhjeve të mëposhtme:

-Më datë 29.12.2024 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N.

– Më datë 12.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. M.

– Më datë 22.01.2025 kanë vjedhur artikuj të ndryshme në marketin e shtetases M. K.

– Më datë 24.01.2025 kanë vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetasit O. P.

– Më datë 27.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases L. H.

– Më datë 02.02.2025 kanë vjedhur shumën prej 7000 euro në farmacinë e shtetasit D. J.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit