Burri kupton të vërtetën për ‘shtatzaninë’ e të fejuarës gjatë festës së zbulimit të gjinisë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 08.02.2025, 13:04

23 vjeçarja Libby Vernon, kishte mbajtur një bark të rremë silikoni për të bindur të dashurin se do të lindte fëmijën e tij, madje e bëri të celebronte lajmin e rremë në një festë të zbulimit të gjinisë me familjarët e tij.

Më pas për të mbuluar gënjeshtrën e saj ajo i tha se binjakët inekzistentë nuk jetonin më.

E reja e cila mohon problemet e karakterit dhe shëndetit mendor, kishte inskenuar më parë dhe një tjetër shtatzani të rreme me një tjetër partner.

Në seancën gjyqësore të çështjes në Cumbria, në veri të Britanisë, u tha se Vernon kishte shkuar në spital dhe i tha të dashurit se mjekët i kishin thënë se bebet e saj binjake nuk jetonin më.

Por rrjedhimisht i dashuri, i cili nuk është emëruar publikisht, shkoi në spital për t’u interesuar ku zbuloi se Vernon nuk kishte qenë fare ne repartin e maternitetit dhe kjo e la atë të shokuar.

Prokurorja Pamela Fee e quante rastin e mashtrimit "tepër kompleks".

Ndërsa avokati mbrojtës Mike Woolaghan, tha në gjyq se nuk ka nene të sakta për të quajtur ‘krime’ veprimet e Vernon.

"Çështja duket se nuk e kalon pragun për arrestim. Zonja nuk është e dënuar më parë dhe nuk ka diagnozë formale për sëmundje mendore”.

Rrjedhimisht Vernon pranoi katër akuza të dhënies së informacionit të rremë me qëllim shkaktim lëndimi. Ajo pranoi gjithashtu dërgimin e një çertifikate të rreme lindjeje e vdekjeje.

Gruaja është lënë e lirë deri në përfundim të gjyqit në mars, me kusht që të mos hyjë në rajonin e Cumbria apo të kontaktojë viktimën e mashtrimit, shkruan rrjeti TheMirror.

Në gjykatë u tha se ajo kishte inskenuar më parë një tjetër shtatzani me një tjetër partner.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit