Policia e Kukësit i sekuestron 16 000 euro kosovarit në kufi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 08.02.2025, 11:38

Një 55-vjeçar nga Kosova raportohet se është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri një shumë të madhe parash të padeklaruara, të cilat iu sekuestruan nga autoritetet shqiptare.

Zyrtarët raportojnë se qytetari me inicialet G.M, banues në Kosovë, ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës doganore dhe është ndaluar nga policia, e cila gjatë kontrollit të mjetit ikanë gjetur 16 mijë euro, të cilat më pas janë sekuestruar bashkë me sende të tjera me vlerë.

55-vjeçari raportohet se po përpiqej t’i kalonte të hollat në kundërshtim me ligjin, pa i deklaruar sipas rregullave.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar, G.M, 55 vjeç, banues në Kosovë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit