BE miraton në heshtje shtimin e krimbave e insekteve në bukën e qytetarëve të vet

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 08.02.2025, 11:27

Megjithë kontestimet e ngritura, Bashkimi Evropian ka miratuar pa zhurmë para dy ditësh përdorimin e insekteve në ushqimet e përditshme të qytetarëve të vet si buka, makaronat, djathi, marmelatat e ëmbëlsirat.

Masa 2025/89 që u nënshkrua në ligj nga kryetarja e KE, Ursula von der Leyen, përfshin përdorimin në ushqim të pluhurit të krimbave të verdhë nga larvat e buburrecit ‘Tenebrio molitor’.

Ligji i çuditshëm vjen mes kontestimeve nga disa studiues që argumentojnë se proteinat e insekteve mund të treten vetëm nga stomaku i shpendëve e zvarranikëve, por zyrtarët e lartë të BE thonë se “është një burim alternativ proteinash, përkundër kafshëve bujqësore tradicionale”.

Udhëzimet thonë se deri në 4 gram pluhur krimbash do të përfshihen në çdo 100 gramë bukë të qytetarëve të BE, dhe 3.5 krimba për çdo 100 makarona e ëmbëlsira.

BE thotë se masa “nevojitet për të reduktuar emetimet e gazeve serë në atmosferë”.

Por kritikët sinjalizojnë rreziqe serioze të shëndetit nga ky hap teksa skeleti i insekteve përmban kimikatin kitinë, substancë që nuk tretet dot nga stomaku i njeriut dhe gjithashtu pengon absorbimin e ushqyesve kryesorë të trupit.

Ata ngrejnë gjithashtu shqetësimin e konsumatorët mund të mos informohen gjithmonë për përbërësit e ushqimeve të tyre duke mos pasur mundësi të zgjedhin, dhe se pluhuri i krimbave mund të fshihet me etiketime të ndryshme për të fshehur origjinën e vërtetë, shkruan rrjeti amerikan RairFoundation.

Masa vjen mes shqetësimeve se Bashkimi Evropian kërkon të eliminojë bujqësinë tradicionale në favor të mishit të prodhuar në laborator, proteinave sintetike dhe alternativave të tjera si insektet.

Protestat masive të fermerëve në Evropë vijnë prej politikave qeveritare të reduktimit të numrit të kafshëve dhe prodhimit vendas, në favor të politikave ndërkombëtare.

Kritikët tashmë me të drejtë thonë se zgjedhja e ushqimit të tyre duhet t’i lihet publikut dhe jo enteve të larta ndërkombëtare.

Publiku ka reaguar duke ngritur pyetje se përse këto ndryshime drastike po zbatohen pa konsultim të vërtetë me njerëzit, ndërsa aktivistët po nxisin studimin e detajuar të etiketave të ushqimeve për terma si “pluhur insektesh”, “Tenebrio molitor” ose të tjera që mund të fshehin përbërësit e vërtetë.

Nuk dihet sesa do të pranojë qytetarët evropianë këtë masë absurde por duket qartë se dikush kërkon që krimbat të mos jenë më vetëm ushqimi i zhapikëve e zogjve, por dhe përbërës të bukës së njeriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit