Me makinë në Itali që prej korrikut, shqiptari gjobitet për shpejtësi në janar 2025

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2025, 11:03

Sistemi i gjobave të policisë në Shqipëri ka ngritur shqetësime të vazhdueshme nga qytetarët pasi shpeshherë ka probleme dhe gjobat janë të pajustifikueshme.

Një qytetar ka denoncuar se, pasi kontrolloi dokumentet e tij në platformën e-Albania, gjeti një gjobë për tejkalim shpejtësie të automjetit të tij në Laç në janar të vitit 2025.

Megjithatë, ai ka deklaruar se që nga korriku i vitit 2024 ndodhet në Itali dhe automjeti i tij nuk ka qenë në Shqipëri në momentin që është vendosur gjoba.

Ky denoncim tregon për një problem të vazhdueshëm në sistemin e gjobave, ku gabimet në regjistrimin e shkeljeve të trafikut po dëmtojnë qytetarët.

Qytetarët kërkojnë që autoritetet të ndërmarrin veprime për të korrigjuar këto gabime dhe për të shmangur pasojat për ata që nuk janë përgjegjës për shkelje që nuk kanë kryer.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje stafi i joqalbania , kam një denoncim të vogël që dëmton shumë njerëz kot në vendin tonë. Hapa e-albania sot dhe ke dokumentet e mia gjeta një gjobë të mjetit tim që është marë në Laç, për tejkalim shpejtësie, ndërkohë unë jam që në korrik të 2024-ës në Itali bashkë me automjetin tim. Dhe gjoba është marë në janar 2025 ne lac

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit