Një tjetër denoncim shqetësues ka ardhur në redaksinë e JOQ mbi pushtimin e hapësirave publike nga lokalet në Tiranë, çka duket se jo vetëm nuk i shqetëson zyrtarët publikë por miratohet prej tyre si zakonisht në këmbim të rryshfetit.
Qytetari dëshmon sesi zgjerimi i lokalit zë dritaret e shtëpisë dhe pallatit, teksa pronarët arrogantë mendojnë vetëm për fitimet e tyre në kurriz të qetësisë e jetës së banorëve.
Megjithë denoncimet e bëra në entet qeveritare, kjo sjellje nuk ka gjetur reagim deri tani nga autoritet dhe banorët duhet të kërkojnë ndihmë me çdo mjet për padrejtësinë që po u bëhet.
Lokalet po pushtojnë çdo hapësirë publike në Tiranë dhe qendra të tjera të Shqipërisë prandaj bashkia duhet të ndërhyjë për të provuar vërtet se nuk është pjesë e vjedhjes dhe abuzimit me pronën publike.
Denoncimi i qytetarit:
“Përshëndetje Joq! Doja te denoncoja tek ju nje shqetsim qe kemi ne lidhje me nje ndertim lokali qe po behet ngjitur me dritaren e pallatit ku jetojme. U kemi derguar ankesat tek IKMT, IMT, POLICIA BASHKIAKE , App TIRANA IME, POLICIA E SHTETIT dhe asnje mase nuk eshte marrë. Si ka mundësi te zaptohet hapsira publike ne mes te dites?! Që me date 1 shkurt ka filluar zgjerimi. Elton Mahmuti eshte personi qe po ndërton. Nuk pyet njeri ai, per me teper eshte ish i burgosur per armembajtje pa leje. Ju faleminderit nëse mund ta publikoni ju lutem!”